Zvicër: Gjatë fundjavës do organizohen tre protesta, policia në gatishmëri

Evropë

Zvicër: Gjatë fundjavës do organizohen tre protesta, policia në gatishmëri

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 mars 2017 Në ora: 15:29
Policia zvicrane

Përkundër temperaturave të ftohta që kanë kapluar Zvicrën, fundjava pritet të jetë mjaft e nxehtë. Lëvizjet radikale të majta kanë përgatitur protesta në shumë qytete në Zvicrën gjermane, ku është shtuar frika për përleshje. Policia është në gjendje gatishmërie, ndërsa protesta pritet të ketë në Reinach BL, Bern dhe Zürich. Siç shkruajnë ata në Facebook, protesta është “antifashiste”, shkruan BLICK.

Shkak i protestave është takimi i përfaqësuesve të partisë nacionaliste turke MHP në Zvicër, dhe aktivizimit të ekstremistëve kurd që janë pjesë e lëvizjeve radikale të majta.

“Takimi i MHP në Reinach duhet të parandalohet,” thonë kurdët dhe shumë anëtarë të lëvizjeve të majta.

Në Bernë protestohet për shkak të kundërshtimit të iniciativës për emigrimin masiv, ndërsa në Cyrih radikalët e majtë mblidhen kundër popullistëve të djathtë SVP që pritet të festojë jubileun e njëqintë.

Përveç tre protestave të lartëpërmendura, policia do e ketë të vështirë edhe ruajtjen e qetësisë gjatë ndeshjes së shtunë (ora 19) mes FC Zürich dhe FC Winterthur dhe protestës së përgjithshme kundër presidentit Erdogan, të programuar për 25 mars./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat