Gjermania do të rrisë buxhetin për mbrojtje

Evropë

Gjermania do të rrisë buxhetin për mbrojtje

Më: 17 mars 2017 Në ora: 19:20
Ushtria gjermane

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen bëri thirrje sot për ndryshime në mënyrën e angazhimeve të anëtarëve të NATO-s ndaj objektivave të buxhetit, përballë kërkesave të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo deklaratë erdhi vetëm pak kohë para takimit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit Donald Trump, e cila i tha AFP-së se objektivi i NATO-s për rritje të shpenzimeve në 2 për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes, është tablo e paplotë e kontributeve aktuale.

"Për mua çështja është, se kush është në të vërtetë duke siguruar vlerën e shtuar të Aleancës", tha ajo.

Trump pati shkaktuar tronditje në Evropë, kur në fillim të fushatës tha se NATO ishte një organizatë e  vjetruar. Kurse pasi fitoi zgjedhjet presidenciale, ai u kërkojë vendeve anëtare të NATO-s që të paguajnë 2 për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes.

Uashingtoni paguan mesë shumti për Aleancën, pasi SHBA-të mbulojnë rreth 70 për qind të shpenzimeve të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat