Qindra qytetarë të ngujuar në “London Eye” pas sulmit pranë Parlamentit britanik

Evropë

Qindra qytetarë të ngujuar në “London Eye” pas sulmit pranë Parlamentit britanik

Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:51
Pamje nga video

Shumë persona kanë mbetur të ngujuar në London Eye që gjendet afër Parlamentit britanik, ku edhe ndodhi sot një sulm i përgjakshëm.

Në momentin që sulmuesi i armatosur me thikë shkeli mbi 20 persona ku mbetën të vdekur tre, shumë qytetarë ishin duke shijuar panoramën e kryeqytetit anglez në London Eye.

Dhe si pasojë e panikut të krijuar pranë portës së Parlamentit britanik ku sulmuesi theri me thikë një polic, turistët dhe shumë qytetarë britanikë mbetën të ngujuar brenda London Eye për shkaqe sigurie.

Ende nuk dihet nëse ata tashmë kanë zbritur në tokë, por një gjë është e sigurt se ata kanë pasur rastin të shohin më qartë ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Londër sot, duke marrë parasysh faktin se ishin në një lartësi të madhe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat