Cavusoglu në Zvicër në sfondin e tensioneve me vendet evropiane

Evropë

Cavusoglu në Zvicër në sfondin e tensioneve me vendet evropiane

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:07
Mevlut Cavusoglu

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu do të zhvillojë sot një vizitë në Zvicër për të takuar homologun zviceran dhe komunitetin turk lokal, njoftoi sot ministria në sfondin e tensioneve mes Ankarasë dhe Evropës.

Mevlut Cavusoglu do të takohet me homologun zviceran, Didier Burkhalter për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale”, vijon komunikata e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

“Ai do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e komunitetit turk në ambasadën e Turqisë në Berne”, sipas komunikatës. Kjo vizitë ndodh ndërkohë që marrëdhëniet mes Turqisë dhe disa vendeve evropiane janë përkeqësuar ndjeshëm këto javët e fundit pas ndalimit të mitingjeve në disa vende evropiane para referendumit të 16 prillit në Turqi për riforcimin e pushteteve presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat