Rritet bilanci - Shkon në 5 numri i viktimave nga sulmi në Londër

Evropë

Rritet bilanci - Shkon në 5 numri i viktimave nga sulmi në Londër

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:21
Londër

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga sulmi në Londër. Një 75 – vjeçar ka ndërrur jetë në spital, pasi nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë që numri i të plagosurvë është rreth 40.

Njeriu i cili kreu sulmin terrorist në Westminster është identifikuar  nga policia si Khalid Mesudit.

Autori i cili u qëllua për vdekje nga policia, nuk kishte qenë objekt i ndonjë hetimi aktual të policisë, por ka pasur një sërë dënimesh të mëparshme.

Hetuesit besojnë se kohët e fundit, ai jetonte në West Midlands dhe se ishte i njohur për numër pseudonimesh.

Grupi i Shtetit Islamik ka deklaruar se qëndron prapa këtij sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat