Nuk ka dëshmi që tregojnë se sulmuesi në Londër kishte lidhje me IS-in

Evropë

Nuk ka dëshmi që tregojnë se sulmuesi në Londër kishte lidhje me IS-in

Më: 27 mars 2017 Në ora: 20:23
Londër, 23 mars

Policia britanike tha sot se nuk kanë gjetur asnjë të dhënë që dëshmon se Khalid Masood, që vrau 4 persona në sulmin e javës së kaluar në Londër, të ketë pasur lidhje me grupin militant Shteti Islamik apo Al-Qaedan por shtuan se ai ishte i interesuar në xhihad.

Masood goditi me makinë turmën e njerëzve në urën Westminister, duke lënë të vdekur tre persona dhe plagosur rreth 50 të tjerë. Më pas ai theri për vdekje një polic në portat e parlamentit. Pas kësaj, policia britanike e qëlloi atë për vdekje.

Neil Basu, koordinator nacional për policin anti-terroriste në Britani, ka thënë se nuk ka parë asnjë të dhënë që Masood të jetë radikalizuar në burg më 2003.

Masood, 52-vjeç, ishte dënuar për krime të ndryshme në të kaluarën, por asnjëra prej tyre nuk ishin vepra që ndërlidheshin me terrorizëm.

“Metodat e sulmit të tij kishin nivel të ulët të teknologjisë, taktika të kopjuara nga sulmet tjera dhe kishin një jeohë e retorikës së liderëve të IS-it për të sulmuar policët dhe civilët. Por deri në këtë fazë ne nuk kemi asnjë të dhënë që ai mund ta ketë diskutuar sulmin e tij me të tjerët”, ka thënë ai.

Basu ka shtur se autoritetet britanike akoma nuk dinë motivet që fshihen pas sulmit të 22 marsit në Londër.

Masood, që më herët njihej me emrin Adrian Russell, ishte konvertuar në fenë islame.

Grupi militant Shteti Islamik morri përgjegjësinë për sulmin terrorist pranë parlamentit britanik, duke thënë se njëri nga “ushtarët” e tij, e kreu sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat