Arrestohet siriani në studimet e doktoraturës, përgatiste sulm terrorist në Gjermani

Evropë

Arrestohet siriani në studimet e doktoraturës, përgatiste sulm terrorist në Gjermani

Më: 31 mars 2017 Në ora: 18:43
Policia gjermane

Policia gjermane ka njoftuar se ka arrestuar një student të doktoraturës, i cili dyshohet se po planifikonte një sulm me bombë.

“Heiser Rundfunk” ka raportuar se 36 vjeçari ka qenë nën hetim edhe më herët për lidhje me shtetin islamik (ISIS).

Shtetet evropiane janë duke shtuar masat e sigurisë në mënyrë që të shmangin sulmet e mundshme terroriste.

Gjermania, Franca e Belgjika kanë qenë ndër shtetet që janë goditur më së shumti nga sulmet e shtetit islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat