Kaos në rrugët e Londrës: Protesta, përleshje, arrestime

Evropë

Kaos në rrugët e Londrës: Protesta, përleshje, arrestime

Më: 1 prill 2017 Në ora: 21:37
Kaos në rrugët e Londrës

Në Londër njëkohësisht po mbahen protestat e të djathtës ekstreme dhe antifashistëve, ndërsa pas përleshjes së dy grupeve të demonstruesve policia ka arrestuar 14 persona.

Siç transmeton AP, policia e Londrës ka vendosur kushte të posaçme për marshin dhe mitingun, të cilin e kanë organizuar e djathta ekstreme, partia politike “Britain First” dhe Lëvizja “Liga e Mbrojtjes së Anglisë”, duke i përshkruar si marsh kundër terrorizmit.

“Së bashku do të dëshmojmë se as tash e asnjëherë nuk do t’i frikësohemi terrorizmit dhe terroristëve”, ka njoftuar Liga në Facebook.

Jo shumë larg demonstruesve që përkrahin të djathtën ekstreme, po mbahen kundër-demonstrata të organizuara nga grupi anti-fashist “Të bashkuar kundër fashizmit”.

Demonstruesit janë mbledhur në sheshin “Trafalgar”, prej nga janë përhapur edhe në rrugët përreth.

Policia ka vendosur pengesa në përpjekje që të mbajë pjesëmarrësit e të dyja grupeve të ndara.

Protestat pasojnë dhjetë ditë pas sulmit në Londër, në të cilin u vranë katër persona, kur Halid Masud shkeli tre persona në urën Vestminster, ndërsa më pas theri me thikë një polic para ndërtesës së parlamentit britanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat