Gjermania prezantoi njësinë sajber të ushtrisë

Evropë

Gjermania prezantoi njësinë sajber të ushtrisë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 17:13
Ilustrim

Autoritetet gjermane prezantuan njësinë e re ushtarake kundër ndalimit dhe përgjigjeve ndaj sulmeve sajber.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Lejen tha të mërkurën se njësia do të mbledhë ekspertët për informacione të teknologjisë nga radhët e ushtrisë, si dhe specialistë tjerë, dhe se deri në verë aty do të jenë 13.500 ushtarë dhe civilë.

Ajo tha se njësia do të jetë plotësisht operative në vitin 2021, ndërsa me njësinë do të komandojë gjeneral-koloneli.

Ministria gjermane e Mbrojtjes njoftoi se ushtria çdo ditë pëson mijëra sulme sajber të intensiteteve të ndryshme në serverët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat