Zbulohen detaje të reja interesante rreth sulmuesit të Shën Petersburgut

Evropë

Zbulohen detaje të reja interesante rreth sulmuesit të Shën Petersburgut

Më: 5 prill 2017 Në ora: 18:02
Sulmi në Shën Petersburg

Kamikazi rus, i cili vrau 14 persona në një sulm me bombë në një tren në metron e Shën Petersburgut, kreu sulm amator në një operacion shkel e shko, mbase me udhëzime por jo edhe me përkrahje të drejtpërdrejt nga jashtë, kështu kanë thënë sot pesë ekspertë të sigurisë, të cilët i kanë vlerësuar dëshmitë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, disa dëshmitarë kanë thënë për Reuters se sulmuesi e kishte marrë me qira një banesë pranë tyre një muaj para sulmit.

Sipas ekspertëve, bomba e dytë që ai e kishte kurdisur e që nuk shpërtheu, ishte një mjet shpërthyes i teknologjisë së dobët e bërë në shtëpi.

Ajo ishte bërë nga i dyshuari i cili e kishte përzier sheqerin apo naftën me nitrat të anomit. Mund të jetë e lidhur me ndonjë grup të ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat