Autoritetet në Barcelona dhe në 39 komuna përreth, kanë vendosur për ndalimin e qarkullimit të automobilave më të vjetër se 20 vjet, për të ulur ndotjen e ajrit në ambient.
Vendimi është marrë si pjesë e masave ,e të cilat planifikohet ulja e emetimit të gazrave të dëmshme për 30% në 15 vjetët e ardhshëm.
Derisa të mos hyjë në fuqi edhe zyrtarisht vendimi, autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë që gjatë muajve të dimrit, përkohësisht të ndalohet qarkullimi i veturave më të vjetra se 20 vjet.
Besohet se si rezultat i ajrit të ndotur në Barcelonë para kohës vdesin madje 3.500 njerëz në vit.
Rregulli i ri do të hyjë në fuqi më 1 janar 2019, ndërsa vlerësohet se në ndalimin e veturave do të përfshihen rreth 7% të automobilave (106.000 automjete) në këtë qytet dhe vendet përreth.