Arrestohet personi i dytë për sulmin në Stokholm

Evropë

Arrestohet personi i dytë për sulmin në Stokholm

Më: 8 prill 2017 Në ora: 09:47
Sulmi në Stokholm

Dy persona janë arrestuar pas sulmit që tronditi Suedinë të premten, kur një kamion u fut në rrugën më të populluar tregtare në Stokholm, duke u përplasur në një supermarket

Një burrë i arrestuar në Stokholm, pas sulmit fatal të së premtes, policia beson se është shoferi i kamionit që vrau të paktën 4 persona, njofton BBC.

Njeriu, i cili u arrestua në veri të qytetit, emri i të cilit nuk është identifikuar, por mediat suedeze thonë se ai është nga Uzbekistani.

Katër persona u vranë dhe 15 u plagosën kur kamioni u përplas me pjesën e përparme të një supermarketi.

Kryeministri suedez Stefan Lofven e ka quajtur këtë akt sulm terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat