Vazhdojnë protestat në Serbi - Bota Sot
Vazhdojnë protestat në Serbi

Evropë

Vazhdojnë protestat në Serbi

Më: 8 prill 2017 Në ora: 19:09
Protesta ne Serbi

Mesditën e sotme një numër i të rinjve në Beograd, për të gjashtën ditë radhazi, kanë protestuar “kundër diktaturës”.

Për dallim nga protestat e mëparshme, të cilat fillonin në orën 18:00, protesta e sotme filloi në orën 12:00, por ky nuk ishte dallimi i vetëm meqë, u protestua përpara ndërtesës së qeverisë serbe, ku studentëve iu bashkuan anëtarët e sindikatave të ushtrisë dhe policisë, të cilët janë të pakënaqur me gjendjen materiale të të punësuarve në strukturat e sigurisë.

Protesta "kundër diktaturës" kanë filluar një javë më parë, pasi u bë publike fitorja e Aleksandar Vuçiqit për president të Serbisë. Të rinjtë të pakënaqur me fitoren e tij, filluan protestat siç thonë kundër diktaturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...