Policia suedeze zbulon edhe një detaj interesant për sulmuesin e Stokholmit

Evropë

Policia suedeze zbulon edhe një detaj interesant për sulmuesin e Stokholmit

Më: 9 prill 2017 Në ora: 13:38
Sulmi në Stokholm

Policia suedeze njofton se sulmuesit të dyshuar të Stokholmit i ishte refuzuar kërkesa për azil në qershor të vitit të kaluar dhe ai përballej me dëbim nga vendi.

Tridhjetë e nëntë vjeçi nga Uzbekistani dyshohet se e voziti një kamion drejt e në një supermarket të premten në Stokholm.

Në sulm u vranë katër persona dhe u lënduan 13 të tjerë.

Policia, po ashtu, ka njoftuar se autoritetet kanë qenë në dijeni se ai ishte simpatizant i xhihadit.

Atij iu refuzua kërkesa për azil në qershor të vitit që lamë pas, ndërsa që atëherë zyrtarët e emigracionit e kanë kërkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat