Bie konsumi në Britani

Evropë

Bie konsumi në Britani

Më: 10 prill 2017 Në ora: 13:03
Ilustrim

Shpenzimet e konsumatorëve në Britani të Madhe janë rritur me normën më të ulët në më shumë se 3 vite për tremujorin e parë 2017.

Kjo tregon se një nga nxitësit kryesorë të ekonomisë po humbet vrull ndërkohë që fillojnë përgatitjet për Brexit.

Në një sondazh, kompania e shërbimeve financiare Visa, tregoi se shpenzimet në terma realë janë rritur me 0.9% në tremujorin e parë me bazë vjetore, krahasuar me 2.7% që ishte në tremujorin e kaluar, duke treguar performancën më të dobët që prej vitit 2013.

Vetëm për muajin Mars, shpenzimet ranë me 0.7% nga shkurti.

Sondazhi i kompanisë Visa shton shqetësimet për rritjen e nivelit të çmimeve, pjesërisht nga zhvlerësimi i paundit pas daljes së Britanisë, duke rënduar kështu fuqinë blerëse të konsumatorit.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, ka thënë se do të mbikëqyrë nëse kërkesa e konsumatorit do të dobësohet, në linjë me projeksionet e Bankës Qendrore.

Sondazhe të tjera tregojnë se 46% e ekonomive familjare planifikojnë të reduktojnë shpenzimet, kryesish prej rritjes së kostos së jetesës.

Zyra Kombëtare e Statistikave do të publikojë këtë javë të dhënat mbi inflacionin për muajin Mars. Ekonomistët presin që niveli i çmimeve të jetë rritur me 2.3% më bazë vjetore.

Të dhënat mujore të Visa bazohen në shpenzimet me kartat e debitit e kreditit, që sipas kompanisë përbëjnë 1/3-ën e shpenzimeve konsumatore në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat