Vuçiq Gabrielit: "Tango nuk kërcehet vetëm"

Evropë

Vuçiq Gabrielit: "Tango nuk kërcehet vetëm"

Më: 13 prill 2017 Në ora: 09:21
Sigmar Gabriel dhe Alexandar Vuçiq

Sigmar Gabriel viziton Serbinë dhjetë ditë pas fitores së diskutueshme të kryeministrit Vuçiq si president i ri. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë atë - pavarësisht protestave në rrugët e Beogradit.

Shtrëngimi i duarve është i përzemërt, atmosfera e ëlirët dhe miqësore. Në vilën luksoze "Mir" ("paqe"), shtëpia e pritjes e qeverisë serbe, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel takohet me kryeministrin serb Alexandar Vuçiq. Qysh në fillim Gabriel e uron atë për fitoren si presidenti i ri i vendit, i ciili  që në raundin e parë ai fitoi 55% të votave. "Por kjo nënkupton edhe që ju keni tani një pëtgjegjësi më të madhe", shton ai. Vuçiq pranon me kokë pa e ndryshuar mimikën. Në maj ai merr postin e ri.

Protestat vazhdojnë

Ndërkohë sërish mijëra vetë protestojnë - opozitarë nga të gjitha kampet - në rrugët e Beogradit kundër kësaj zgjedhjeje. Ata nuk duan ta besojnë, që gjithëka ka shkuar në mënyrë të drejtë, madje thuhet se në kutitë e votimit kanë përfunduar vota të të vdekurve për Vuçiqin. Po ashtu bëhet fjalë, se mediat shtetërore kanë raportuar vetëm për 47-vjeëarin konservator ekonomist politik, ndërsa opozita ka pasur mundësi të raportojnë vetëm përmes rrjeteve sociale.  Gabriel e thotë, se ka dëgjuar për këtë, por "nuk dëshiron të jap këshilla, se si duhet të reagojnë demonstruesit". Madje thotë ai, "demonstrata kundër qeverisë ka edhe në Gjermani". Që ky krahasim ndoshta nuk është i saktë, këtë Gabriel menjeherë mundohet ta rikuperojë duke shtuar, se "liria e mendimit dhe të drejtat e njeriut janë të rëndësishme, nëse synohet antarësimi në BE."

Serbia si faktor i rëndësishëm stabiliteti

Që ka pasur "parregullësi" në zgjedhje, kjo nuk kundërshtohet në rrethin e Gabrielit, por për diplomacinë gjermane më e rëndësishme është diëka tjetër: Serbia konsiderohet si faktor stabiliteti në Ballkan. Gjermania e mbështet atë në rrugën për në BE. Deri në vitin 2020, ndoshta edhe 2022 Vuçiq, sikurse i tha ai Gabrielit, do t'i ketë përfunduar reformat në sistein e drejtësisë duke vendosur standardet e BE-së. Por duket, se ai nuk ka besim tek burri i fuqishëm i Serbisë.

Grindja e vazhdueshme me Kosovën

Ka mjaft kantjere të hapura. Papunësia në Serbi është e lartë, korrupsioni po ashtu. Ky vend vazhdon të mos jetë dakord me pavarsinë e Kosovës. Por njohja e Kosovës është një kusht për antarësimin e Serbisë në BE. Sërish bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje janë pezulluar. Vuçiq ia ngarkon fajin për këtë qeverisë së Kosovës. "Ne jemi të gatshëm, por tango nuk kërcehet vetëm". Gabriel hesht për këtë. Pas vizitës në Beograd ai pritet të enjten (13.04) në Prishtinë. "Kjo është rastësi dhe nuk ka të bëjë me zgjedhjen tuaj. Ne ministrat e jashtëm të BE-së tani duam sërish të kujdesemi më shumë për Ballkanin dhe të gjitha vendet e tij", siguron Gabriel, i cili do të vizitojë  edhe Shqipërinë.

Takimi me opozitarët një sinjal i qartë

Krahas Vuçiqit Gabriel në Beograd u takua edhe me ministrin e Jashtëm Daçiq, kërkesat e ministrave të tjerë për takim, si mësohet nga rethi i Gabrielit, ai i ka refuzuar. Në vend të tyre ai takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, pra me opozitarë, në rezidencën e ambasadës gjermane, Kjo është një shenjë e qartë, që ai i merr më me seriozitet protestat se Vuçiq./DW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat