Demonstruesit lëndojnë një polic në Këln

Evropë

Demonstruesit lëndojnë një polic në Këln

Më: 22 prill 2017 Në ora: 12:48
Qindra protestues tentuan të shtunën që të bllokojnë një hotel në Këln

Qindra protestues tentuan të shtunën që të bllokojnë një hotel në Këln, ku partia popullsitë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) po mban kongresin, me ç’rast është lënduar një polic.

Anëtarët e partisë AfD, e cila njihet si kundërshtare e islamit, kanë mundur të hyjnë në qendrën e kongresit vetëm me ndihmën e policisë, pasi demonstruesit nuk lejonin hyrjen e tyre.

Pritej që në protestë të marrin pjesë 50.000 demonstrues të majtë, ndërsa rreth 4 mijë policë janë vendosur në Këln për të ndaluar dhunën.

Kongresi dyditor i partisë AfD mbahet pasi që fytyra më e njohur e kësaj partie nacionaliste gjermane, Frauk Petr njoftoi se nuk do të udhëheqë kampanjën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat