Treni i parë direkt nga Londra arrin në Kinë

Evropë

Treni i parë direkt nga Londra arrin në Kinë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 14:42
Treni

Treni i parë i mallrave që lidh direkt Londrën me Kinën arriti të shtunën në destinacion pas një udhëtimi tre javor duke kujtuar kështu ish-Rrugën e Mëndafshit dhe duke ilustruar daljet aziatike që Britania e Madhe synon t’i kultivojë pas Brexit-it.

“Treni i mallrave, që kishte lënë qytetin britanik më 10 prill, hyri në orën 01:30 GMT në stacionin e Yiwus-, një qytet me dy milionë banorë në jug të Shangait”, konfirmoi ndërmarrja kineze, përgjegjëse e këtij operacioni.

Ai përshkoi Francën, Belgjikën, Gjermaninë, Poloninë, Bjellorusinë, Rusinë dhe Kazakistanin.

Prej më shumë se 12.000 kilometra, rruga Londër-Yiwu është linja e dytë hekurudhore më e gjatë pas linjës Kinë-Madrid inauguruar në vitin 2014.

Një linjë me Lionin në pjesën qendrore-lindore të Francës është hapur vitin e kaluar.

Londra është tashmë qyteti i 15-të i Evropës që siguron shërbim të rregullt transporti nëpërmjet kësaj linje që synon të jetë më i mirë se transporti ajror dhe më i shpejtë se transporti detar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat