Gjermani: Vritet me thikë nëna përpara dy fëmijëve

Evropë

Gjermani: Vritet me thikë nëna përpara dy fëmijëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 maj 2017 Në ora: 15:04
Pamje nga dergimi i nenes afgane duke u derguar ne spital

Në Prien të Bavarisë ka ndodhur një ngjarje dramatike, ku nëna afgane (38) është vrarë brutalisht përpara dy fëmijëve të saj (5, 11). Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma rreth orës 18.45, pranë parkingut të supermarketit Lidl, shkruan “Bild”. I dyshuari kryesor për vrasjen është një azilant 29 vjeçar nga Afganistani.

“Burri i është afruar me një thikë gruas dhe ia ka ngulur në kokë dhe në qafë,” përcjell botasot.info. “Si në trance ai ka vijuar përsëri të sulmojë ai viktimën.”

39 vjeçarja vdiq pak më vonë në spital, ndërsa fëmijët e saj janë nën vëzhgimin e psikologëve dhe kujdestarëve për shkak të traumave./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat