Kompania ruse Prevezon i paguan 6 milionë dollarë Qeverisë amerikane

Evropë

Kompania ruse Prevezon i paguan 6 milionë dollarë Qeverisë amerikane

Më: 13 maj 2017 Në ora: 13:16
Prevezon Holdings

Një grup i kompanive ruse është pajtuar që t’i paguajë qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dëmshpërblim prej 6 milionë dollarësh, lidhur me një rast për pastrimin e dyshuar të parave dhe mashtrim me taksat ruse- duke i dhënë fund kësaj çështjeje, disa ditë përpara se rasti do të dërgohej në gjykatë.

Prokurorët federalë në Nju Jork kanë njoftuar për vendimin e biznesmenti rus, Denis Katsyv, pronar i Prevezon Holdings, pasi betejat në gjykatat amerikane kanë zgjatur për më shumë se tre vjet.

Sipas kësaj marrëveshjeje, asnjëra nga kompanitë e Prevezon Hoding, nuk ka pranuar për keqbërje.

Prokurorët po përpiqeshin që të konfiskonin mbi 20 milionë dollarë, vlerë e pasurisë së paluajshtme dhe llogaritë bankare të Prevezon, duke thënë se fondet ishin pastruar nga një skemë mashtrimi taksash, ku u vodhën 230 milionë dollarë nga thesari rus, që siç thuhet është bërë me bashkëpunimin e zyrtarëve të taksave në Rusi.

Vdekja e Sergei Magnitsyt më 2009 në një burg rus, përpara se rasti ndaj tij të shkonte në gjykatë, bëri që SHBA të miratojë më 2012 një ligj që njihet si Akti Magnitsky, përmes së cilit vendosen ndalime të udhëtimit dhe ndalesa në llogari bankare ndaj zyrtarëve rusë të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vdekjen e tij.

Më 2012, Projekti i Krimit të Organizuar dhe Raportimit të Korrupsionit, me bazzë në Sarajevë, lëshoi një raport hetimor, duke pretenduar se disa prej 230 milionë dollarëve që ishin marrë nga fondi shtetëror rus, ishin shpërlarë përmes Prevezon, nëpër bankat evropiane dhe ishin investuar në pasuri të paluajtshme në Manhatan.

Joon H.Kim, ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Manhatan, ka thënë përmes një deklarate se autoritetet amerikane “nuk do të lejojnë që në sistemin financiar të SHBA-së të përdoren para që kanë ardhur nga krimet e kryera nga ngado, qoftë nga SHBA-ja, Rusia apo gjetiu”.

Por avokati i biznesmetin rus, Faith Gay, e ka përshkruar këtë marrëveshje si humbje për qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat