Jildirim: Gjermania të vendosë ndërmjet Turqisë dhe puçistëve

Evropë

Jildirim: Gjermania të vendosë ndërmjet Turqisë dhe puçistëve

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:49
Kryeministri i Turqisë, Binali Jildirim

Kryeministri i Turqisë, Binali Jildirim, deklaroi të martën se Gjermania duhet të zgjedhë ndërmjet miqësisë me Ankaranë dhe organizatorëve të puçit, pasi Berlini premtoi azil politik për disa zyrtarë ushtarakë të dyshuar për grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar.

“Gjermania duhet të vendosë një – nëse dëshiron të vazhdojë që të përparojë marrëdhëniet me Turqinë, duhet t’i kthehet Republikës së Turqisë dhe jo përkrahësve të Fetullah Gulen”, ka porositur Jildirim, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat