Putini dënon ashpër sulmin në Manchester

Evropë

Putini dënon ashpër sulmin në Manchester

Më: 23 maj 2017 Në ora: 10:16
Vladimir Putin

Mediat ruse kanë raportuar se presidenti Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh ngushëllime kryeministres britanike, Theresa May pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester.

“Ne e dënojmë këtë sulm cinik dhe kundër njerëzimit. Ne shpresojmë që kryesit e këtij sulmi do të marrin dënimin e merituar”, ka thënë ai.

Putin ka thënë se Rusia është gati të bashkëpunojë me Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar terrorizmin.

Sulmi në Manchester ka lënë 22 të vdekur dhe mbi 50 të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat