Si ndodhi sulmi në Manchester – e shpjegon kjo video

Evropë

Si ndodhi sulmi në Manchester – e shpjegon kjo video

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:19
Pamje nga video

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 59 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në “Manchester Arena” të Manchesterit, në Britani të Madhe.

Sulmi ndodhi kah fundi i një koncertit të pop yllit amerikan, Ariana Grande.

Shpërthimi e goditi hollin e ndërtesës rreth orës 10.30, njofton policia britanike. Policia thotë se sulmi u krye nga një person i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Ata besojnë se sulmuesi po bartte një mjet të improvizuar shpërthyes, të cilin e detonoi.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u ka shprehur ngushëllime viktimave dhe familjeve të të prekurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat