Papa Françesku dënon sulmin barbar në Mançester

Evropë

Papa Françesku dënon sulmin barbar në Mançester

Më: 23 maj 2017 Në ora: 17:22
Papa Françesku

Papa Françesku është shprehur mjaft i prekur nga sulmi barbar që shkaktoi 22 të vdekur, përfshirë fëmijë dhe të rinj, në Mançester, njoftoi të martën Selia e Shenjtë në një mesazh ngushëllimi.

”Papa është ndjerë mjaft i trishtuar ndërsa është informuar për numrin e të vrarëve dhe të plagosurve në mënyrë tragjike shkaktuar nga sulmi barbar në Mançester”, ka thënë numri dy i Vatikanit, Pietro Parolin.

Duke e konsideruar një akt të pashembullt dhune, ai përshëndeti përpjekjet e personelit të forcave të shpëtimit dhe ato të sigurisë.

“Me një vëmendje të veçantë për fëmijët dhe të rinjtë që humbën jetën dhe për familjet e tyre në zi, papa Françesku përmend bekimin e shenjtë të paqes, të shërimit dhe të forcës për kombin britanik”, tha Parolin.

Një numër i konsiderueshëm të rinjsh dhe fëmijësh renditet në mesin e 22 personave të vrarë në një sulm tragjik pas koncertit të këngëtares së muzikës pop Ariana Grande, të hënën në mbrëmje në Mançester, në veri të Anglisë, një sulm që u mor sot përsipër nga Shteti Islam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat