Britani: Edhe tre të arrestuar për sulmin në Mançester

Evropë

Britani: Edhe tre të arrestuar për sulmin në Mançester

Më: 24 maj 2017 Në ora: 12:52
Pjesëtarët e policisë sot në rrugët e Londrës

Policia britanike i ka arrestuar edhe tre njerëz të dyshuar për lidhje me sulmuesin vetëvrasës, i cili i ka vrarë 22 vetë në qytetin Mançester.

Policia në këtë qytet ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar sot në pjesën jugore të qytetit, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Dje, policia e ka arrestuar një person 23 vjeçar dhe tha se sulmuesi vetëvrasës, 22 vjeçari Salman Abedi, ishte vrarë gjatë sulmit të pardjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat