Ish-kryeministri grek jashtë rrezikut për jetën

Evropë

Ish-kryeministri grek jashtë rrezikut për jetën

Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:54
Pamje nga vendngjarja

(E plotësuar) -  Ish-kryeministri grek, Lucas Papademos, u plagos sot nga shpërthimi i një bombe letër në automjetin e tij në Athinë.

Papademos, 69 vjeç, u detyrua të zhvillojë një oeracion kirurgjikal për shkak të plagëve në bark dhe në këmbë në një nga spitalet e kryeqytetit, raporton agjencisë e lajmeve ANA.

Televizioni shtetëror ERT kishte njoftuar më herët se “vuante edhe nga probleme në frymëmarrje, por nuk gjendet në rrezik për jetën”.

Ky sulm nuk është marrë përsipër nga ndonjë organizatë apo grupim.

Shpërthim në makinën e ish-Kryeministrit të Greqisë, plagoset ai dhe shoferi i tij

Ish-Kryeministri i Greqisë Lukas Papademos 69 vjeç ka mbetur i plagosur pas një shpërthimi në automjetin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë pasditen e sotme.

Mediat greke raportojnë se në makinën e ish-Kryeministrit grek pati një shpërthim nga një lëndë ende e papërcaktuar dhe menjëherë u hapën jastëkët e ajrit. Shpërthimi ndodhi kur ish-kryeministri hapi një zarf, brenda të cilit kishte material shpërthyes.

Të plagosur mbetën ish-Kryeiministri grek dhe shoferi i tij. Papademos pësoi dëmtime në bark dhe në këmbë. Të dy ndodhen në spital duke marrë trajtimin e nevojshëm.

Forca të shumta policie shkuan në zonën ku ndodhi shpërthimi dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Sipas hetimeve paraprake, zarfi me lëndë eksplozive për ish-Kryeministrin Papademos ka qenë një shenjë paralajmërimi.

Papademos, me profesion ekonomist, ka qenë Kryeministër i qeverisë teknike nga nëntori 2011 deri në maj 2012.

Më parë ka qenë zv/President i Bankës Qendrore Europiane nga viti 2002 deri në vitin 2010 dhe Guvernator i Bankës së Greqisë nga viti 1994 deri në vitin 2002.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat