Evakuohen banorët e një lagjeje në Mançester

Evropë

Evakuohen banorët e një lagjeje në Mançester

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:44
Ilustrim

Policia e Mançesterit njoftoi të shtunën se janë evakuuar banorët e lagjes Mosh në Mançester, të cilët jetojnë në afërsi të shtëpisë e cila po kontrollohet në kuadër të hetimeve për sulmin me bombë në koncertin e Ariana Grande.

Siç thuhet në llogarinë Twitter të policisë, bëhet fjalë për masa të sigurisë, transmeton AP.

Në sulmin e së hënës në Mançester kanë humbur jetën 22 persona dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat