Kryebashkiaku i Londrës: Ishte një sulm i paramenduar

Evropë

Kryebashkiaku i Londrës: Ishte një sulm i paramenduar

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 08:29
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, në lidhje me sulmin terrorist që goditi të shtunën në mbrëmje Londrën, ka deklaruar se ky ishte një sulm i paramenduar dhe burracak.

“Nuk i dimë ende detajet e plota, por ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe burracak mbi londinezët dhe vizitorët e pafajshëm. Unë e dënoj atë me forcë në të gjitha aspekt. Nuk ka asnjë justifikim për akte të tilla barbare”, është shprehur kryebashkiaku.

Sipas asaj që raporton Reuters, Khan do të marri pjesë në një takim për sigurinë me kryeministren Theresa May të dielën.

Nga sulmi në “London Bridge” humbën jetën 6 persona, ku 3 prej të cilëve u qëlluan nga policia si dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat