Publikohen pamjet e tmerrit: Brenda lokalit ku ndodhi sulmi me thikë në Londër

Evropë

Publikohen pamjet e tmerrit: Brenda lokalit ku ndodhi sulmi me thikë në Londër

Nga: B.S Më: 4 qershor 2017 Në ora: 10:05
Pamje nga tmerri në kryeqytetin britanik

Kryeqyteti britanik, Londra, është goditur mbrëmë nga tri sulme të njëpasnjëshme, të cilat autoritetet po i konsiderojnë si terroriste.

Policia ka konfirmuar se të paktën 6 persona kanë vdekur dhe mbi 48 të tjerë janë lënduar, derisa tre xhihadistët me “pamje mesdhetare”, janë vrarë, përcjell Bota sot.

Rrjeti NBC ka publikuar pamjet e tmerrit, brenda një lokali pranë Urës së Londrës, ku shihen qytetarët e tmerruar. Policia u kërkon atyre të ulen përtokë dhe të mbrohen./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat