Policia turke ka arrestuar kryetarin e Amnesty International në Turqi

Evropë

Policia turke ka arrestuar kryetarin e Amnesty International në Turqi

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 06:56
Që nga përpjekja për grusht shtet, autoritetet kanë arrestuar 50,000 njerëz si dhekanë shkarkuar ose pezulluar 150,000 persona, duke përfshirë ushtarë, policë, mësues dhe nëpunës publikë, pas dyshimeve se kanë pasur lidhje me puçin.

Autoritetet turke kanë arrestuar dje kreun e organizatës Amnesty International në Turqi, për lidhje të dyshuara me klerikun mysliman që Ankaraja fajëson për grusht shtetin e dështuar gjatë vitit të kaluar, ka bërë të ditur grupi i të drejtave.

Policia e ka arrestuar, Taner Kiliç dhe 22 avokatë të tjerë në provincën bregdetare të Izmirit, me dyshimin se kanë bashkëpunuar me lëvizjen e klerikut Fethullah Gulen, ka shtuar më tutje grupi i të drejtave.

Që nga përpjekja për grusht shtet, autoritetet kanë arrestuar 50,000 njerëz si dhekanë shkarkuar ose pezulluar 150,000 persona, duke përfshirë ushtarë, policë, mësues dhe nëpunës publikë, pas dyshimeve se kanë pasur lidhje me puçin.

"Taner Kilic ka një rekord të gjatë dhe të shquar për të mbrojtur pikërisht liritë që autoritetet turke tani kanë për qëllim të shkelin", ka thënë Salil Shetty, sekretari i përgjithshëm i organizatës Amnesty International.

Zyrtarët turq e kanë konsideruar këtë veprim si të nevojshëm, për shkak seriozitetit së përpjekjes për grusht shtet, ku u vranë më shumë se 240 persona.

Gulen, i cili jeton në Pensilvani që nga viti 1999, ka mohuar përfshirjen në grusht shtet dhe e ka dënuar atë.

Kritikët në Turqi por edhe ata jashtë vendit kanë thënë, se presidenti Rexhep Tajip Erdogan, është duke përdorur grusht shtetin, si një pretekst spastruar kundërshtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat