Gabriel: Kriza e Katarit mund të çojë në luftë

Evropë

Gabriel: Kriza e Katarit mund të çojë në luftë

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 19:41
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i ka thënë gazetës Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, se shkëputja e marrëdhënieve në mes të Katarit dhe vendeve tjera arabe mund të çojë në luftë. Por ai ka shtuar se ende ka mundësi për të zbutur tensionin.

“Ka një rrezik që kjo mosmarrëveshje të çojë në luftë”, i ka thënë Gabriel gazetës.

Gazeta e ka cituar ministrin, i cili e ka konsideruar situatën, si një ashpërsi “dramatike” në marrëdhëniet midis vendeve aleate dhe vendeve fqinje në Gjirin Persik.

Gabriel ka shtuar, se u ka shprehur shqetësimet e tij, përmes bisedave personale homologëve nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, si dhe përmes bisedave telefonike, ministrave të jashtëm të Kuvajtit dhe Iranit.

“Pas zhvillimit të disa bisedave këtë javë, e di se sa serioze është situata, por besoj se ka ende ka shanse të mira për t’i rregulluar marrëdhëniet“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat