Ferri në Londër/ Veprimi dyshues i të zotit të apartamentit ku shpërtheu zjarri, kishte bërë gati…

Evropë

Ferri në Londër/ Veprimi dyshues i të zotit të apartamentit ku shpërtheu zjarri, kishte bërë gati…

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 11:45
Kulla Grenfell e djegur në Londër

Zbulohen detaje të tjera nga zjarri i madh që mori 12 jetë në kullën 24 kate në Londër, plagosi 70 të tjerë dhe ‘zhduku’ së paku 50 persona.

Daily Mail shkruan sot se banori i katit të katërt të kullës Grenfell, e cila u përpi nga flakët ditët e djeshme, kishte bërë gati valixhet para se zjarri të shpërthente nga kuzhina e tij.

Ishte fqinja e tij, Maryam Adam e cila ka treguar se ajo u lajmërua prej tij për zjarrin , ndërkohë që nuk u dëgjua asnjë alarm pas shpërthimit të flakëve.

Sipas saj, zjarri nisi nga banesa e tij, por i zoti me heret kishte bere gati valixhet per t’u larguar.

Ajo tregon se ai shkoi te banesa e saj per ta njoftuar dhe në dorë kishte një cantë të madhe.  Sipas saj, ai ishte rreth të 40-ave dhe e njoftoi rreth orës 12.50 të mëngjesit.

Image

‘Ai trokiti në derë, dhe me tha se kishte një zjarr në banesën e tij. Ishte pikërisht ora 12.50 am, sepse isha duke fjetur dhe më zgjoi. Kur u ngritëm, pashë jashtë banesës së tij bagazhe, kishte një qese të madhe me rrobat e tij”- tregon ajo,

Sipas saj, “Kjo do të thotë se ai mori gjërat nga banesa e tij, dhe më pas ai u tha fqinjëve per zjarrin. Zjarri ishte i vogël në kuzhinë. Mund ta shihja sepse dera ishte e hapur. Nuk kishte alarm”- tha ajo.

Dëshmitarët thanë se shpejtësia me të cilën zjarri pastaj pushtoi kullen ishte e pabesueshme.

Samira Lamrani tha: ‘Ai qe doli nga banesa dhe tha se kishte rene zjarr ishte i hollë, i gjatë dhe i bardhë, ishte britanik. Ai ishte duke treguar zjarrin dhe tha,’ Kjo është banesa ime”.

“Pas kësaj zjarri u ngjit në pune minutash, ishte aq i shpejtë. Shpejtësia me të cilën u zhvillua ishte e tmerrshme”-tregoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat