Evakuohen banorët në 800 apartamente në Londër

Evropë

Evakuohen banorët në 800 apartamente në Londër

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 23:07
Londër

(E plotësuar) - Banorët e më shumë se 800 apartamenteve, janë evakuuar në një bllok pallatesh, në Camden, në veri të Londrës.

Këshilli i Camden-it është shprehur se njerëzit që banojnë në apartamentet e pesë kullave duhet të evakuohen urgjentisht, për arsye sigurie.

Tëq pesta këto kulla kanë të njëjtën shtresë veshjeje si kulla Grenfell, ku ra një zjarr vdekjeprurës dhe autoritetet duan të shmangin përsëritjen e kësaj ngjarjeje.

Këshilli i Camden-it, menjëherë pas përfudnimit të evakuimit, do të heqë shtresën termike nga këto kulla, për të shmangur rrezikun e djegies.

Për këtë evakuim u shpreh edhe kryeministrja Theresa May, në rrjetin social Twitter, duke thënë:"Mendimet e mia janë me banorët e Camden-it, që po evakuohen, ndërkohë që shtëpitë e tyre sonte po bëhen të sigurta".

Evakuohen banorët e pesë blloqeve në Londër për shkaqe sigurie

Në Camden të Londrës, janë evakuuar banorëve të pesë blloqeve të banimit, në të cilat janë 800 apartamente.

Largimi i banorëve është bërë për arsye sigurie, për shkak të zëvendësimit të paneleve të izolim termik, raporton AFP.

BBC thekson se evakuimi është kryer për shkak se i njëjti lloj i pllakave për izolim termik, ishin përdorur në ndërtesën që javën e kaluar kapur u kaplua nga zjarri dhe humbën jetën 79 persona. Njëra nga arsyet e përhapjes së shpejt të zjarrit, është vlerësuar se ishte izolimi që përhapi masivisht flakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat