Vetëm një e pesta e evropianëve i besojnë Trump

Evropë

Vetëm një e pesta e evropianëve i besojnë Trump

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 17:22
Donald Trump

Një hulumtim për raportet me SHBA gjatë kohës së presidentit amerikan Donald Trump, i kryer në 37 vende në gjithë botën, tregon se vetëm 22 për qind kanë besim në udhëheqjen e Trump në botë dhe se tash më shumë evropianë janë që kanë qasje jo të mirë ndaj SHBA-ve.

Në mesin e qytetarëve të Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe janë mesatarisht 52 për qind të atyre me qëndrim negativ ndaj SHBA-ve, derisa 46 për qind kanë qëndrim pozitiv.

Kjo është hera e parë që nga viti 2008 që shumica e evropianëve kanë qëndrim negativ ndaj SHBA-ve. Sipas hulumtimit të Pew research center, shumica e të anketuarve kundërshtojnë planet e Trump për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën dhe janë kundër vendimit të tij për tërheqje nga marrëveshja për ndryshime klimatike, si dhe disa marrëveshjeve tregtare.

Derisa 55 për qind e qytetarëve e shohin Trump si lider të fuqishëm, 75 për qind e shohin si arrogant, 65 për qind mendojnë se është jo tolerant dhe 62 për qind e konsiderojnë të rrezikshëm.

Pew research center kryen hulumtime për raportet ndaj SHBA-ve që nga viti 2002 dhe këtë vit anketoi 40.447 qytetarë në 37 vende në të gjitha rajonet botërore, në periudhën 16 shkurt deri më 8 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat