Gjermania me numër rekord të huajve, nga Lindja e Mesme dhe Europa

Evropë

Gjermania me numër rekord të huajve, nga Lindja e Mesme dhe Europa

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 qershor 2017 Në ora: 10:36
Refugjatët në Mynih

Numri i të huajve në Gjermani është rritur përsëri. Në fund të 2016 sipas regjistrit gjerman të të huajve (AZR) banonim më shumë se dhjetë milion banorë, njofton “Bota sot”, shkrimin e mediave gjermane. Kjo shifër është më e madhja prej fillimit të matjes së emigrantëve nga “AZR” në 1967. Në këtë listë janë banorët që disponojnë sëpaku një pasaportë të huaj.

Banorët e huaj në Gjermani janë rritur për 1.9 milionë në 2015 dhe 2016. Nga fillimi i 2015 në Gjermani kanë ardhur 520.000 sirianë, 178.100 afganë dhe 138.500 irakenë. Por numri është majft i madh edhe për banorët nga vendet e BE -1.3 milion banorë nga fillimi i 2015: për krahasim nga 2007 deri 2014 erdhën 880.000 europianë drejt Gjermanisë. Kjo rritje vjen si pasojë e krizave financiare në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat