Kryeministri grek Tsipras dërgohet me urgjencë në spital, ja sëmundja nga e cila vuan

Evropë

Kryeministri grek Tsipras dërgohet me urgjencë në spital, ja sëmundja nga e cila vuan

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 16:42
Kryeministri grek Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras raportohet se është dërguar me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta që ka patur gjatë natës së shkuar.

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Tsipras ditën e sotme do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pas një komplikacioni të shfaqur në kërthizë. Gazeta greke “Protothema” thotë se mjekët e spitalit kanë zbuluar se Tsipras vuan nga sëmundja e quajtur “Umbilical Hernia”.

Ndërkohë kryeministria greke ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat