Përmbytje në mes të Korrikut

Evropë

Përmbytje në mes të Korrikut

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 19:40
Përmbytjet

Vetëm dy orë stuhi u deshën që Parisi të përmbytej mbrëmjen e së dielës. Sipas autoriteteve atje, në kryeqytetin francez ra 54 mm shi, e barazvlefshme me 27 ditë reshje shiu.

Shërbimet e motit thanë se në një orë të vetme ra 49,2 mm shi, duke shënuar reshjet më të dendura në Korrik që prej 2005 -ës.

Përmbytjet çuan më mbylljen e 20 stacioneve të metrosë, 3 prej të cilave vijonin të ishin të mbyllura mëngjesin e së hënës.

Edhe zona të Zvicrës u goditën nga era të forta dhe stuhi, duke shkaktuar gjithashtu përmbytje gjatë fundjavës.

Reshjet e dendura të shiut nisën të binin në Paris rreth orës 21:00 të së dielës në mbrëmje dhe vijuan edhe gjatë ditës së hënë.

Brigada e Zjarrfikëses në Paris regjistroi 1,700 telefonata emergjence dhe iu përgjigj 87 incidenteve, përfshirë një në bodrumin e Ministrisë së Kulturës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat