Erdogan ankohet në gjykatë për shkak të poezisë satirike

Evropë

Erdogan ankohet në gjykatë për shkak të poezisë satirike

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 17:45
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkon nga gjykata gjermane që të ndalojë poezinë satirike, e cila përqesh shefin e shtetit turk.

Një zëdhënës i gjykatës në Hamburg tha se presidenti turk ka dërguar ankesën në gjykatën e atjeshme, duke kërkuar ndalimin e tërësishëm të poezisë dhe jo vetëm të disa pjesëve të saj, siç kishte vendosur gjykata më herët.

Gazeta gjermane “Spiegel” shkruan se Erdogan ka kërkuar që të ndalohen edhe gjashtë strofat e fundit të poezisë, transmeton Reuters.

Gjykata në shkurt kishte konfirmuar vendimin që të ndalohen pjesë të poezisë, e cila sugjeron “sjelljen e pahijshme të presidentit turk, se ai, ndër tjerash, shikon pornografi të fëmijëve”.

Në pyetje është rasti, i cili ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i gjykatës ka refuzuar të komentojë përmbajtjen e ankesës, derisa avokati i Erdoganit nuk ishte i pranishëm për koment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat