Policia gjermane qëlloi për vdekje 11 persona, rritje në krahasim me vitet paraprake

Evropë

Policia gjermane qëlloi për vdekje 11 persona, rritje në krahasim me vitet paraprake

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 korrik 2017 Në ora: 13:02
Ilustrim

Gjatë vitit të kaluar policia gjermane ka qëlluar për vdekje 11 persona, ndërsa kanë plagosur 28 persona. Kjo shifër është më e madhe krahasuar me 2015 ku vdiqën dhjetë persona dhe u plagosën 22 tjerë, 2014 vdiqën shtatë persona dhe u plagosën 30 tjerë si dhe 2013 ku vdiqën tetë persona dhe u plagosën 20 tjerë, shkruan "Der Spiegel".

Në 2016 ka pasur 52 gjuajtje drejt personave kryesisht të sëmurë psiqik, që kanë rrezikuar jetën e të tjerëve ose të policëve. Rasti i fundit është raportuar të martën në Sachsen-Anhalt ku policia qëlloi për vdekje një 28 vjeçar, i cili qëlloi i pari policinë pas një zënke familjare.
Për krahasim: në SHBA kjo shifër është dukshëm më e madhe. Sipas të dhënave të "Washington Post" gjatë 2016 policia amerikane ka vrarë 963 persona. Për kokë banori kjo shifër është njëzet herë më e madhe sesa në Gjermani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat