Hungaria i del në mbrojtje Polonisë

Evropë

Hungaria i del në mbrojtje Polonisë

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 19:36
Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban premtoi sot se do të mbrojë Poloninë kundër procesit hetimor të Brukselit, ndërsa Varshava rrezikon sanksione të BE-së pas reformave gjyqësore të diskutueshme.

“Në interes të Evropës dhe me frymën e miqësisë së vjetër hungarezo-polake, fushata e tepruar hetimore kundër Polonisë nuk mundet kurrë të përmbushet me sukses”, u shpreh lideri populist, gjatë një vizite në Rumani, raporton AFP.

“Hungaria do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme ligjore në Bashkimin Evropian për të demonstruar solidaritet me polakët”, theksoi ai gjatë një fjalimi të përvitshëm në Universitetin e verës në Baile Tusnad, një qytet i Transilvanisë me pakicë të konsiderueshme hungareze.

Senati polak, i dominuar nga konservatorët miratoi dje në mbrëmje një reformë të diskutueshme të Gjykatës së Lartë, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së, thirrjeve të Uashingtonit dhe protestave masive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat