Ligji për gjyqtarët, në Poloni vazhdojnë protestat

Evropë

Ligji për gjyqtarët, në Poloni vazhdojnë protestat

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 18:59
Protestat ne Poloni

Mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin polak, Varshavë, të dielën, pasi parlamenti miratoi një ligj që e vendos gjykatën supreme nën kontrollin e qeverisë.

Kritikët e kanë cilësuar miratimin e ligjit si një shkelje flagrante pushteti nga presidenti Andrzej Duda dhe partia e tij Ligj dhe Drejtësi, por partia këmbëngul se ajo ishte thjeshtë një reformë e nevojshme në sistemin e drejtësisë.  

Gjykatësit aktualë të gjykatës supreme, pas miratimit të ligjit, detyrohen të dalin në pension para kohe dhe gjykatës të rinj do të emërohen nga ministria e drejtësisë. 

Dhoma e lartë e parlamentit e miratoi ligjin pas mesnatës, të shtunën, pas 16 orësh debat, duke ndezur protesta masive në më shumë se 100 qytete të vendit dhe një valë dënimesh nga jashtë.  

Lëvizja për të kontrolluar një nga të fundit institucione të pavarura të mbetura në poloni, ka ngjallur shqetësime edhe në uashington dhe është pasuar me paralajmërime nga bashkimi evropian. 

Sipas një sondazhi të CNN, 55 për qind e polakëve mendojnë tani se presidenti Duda duhet të vendosë veton dhe të mos e nënshkruajë këtë ligj.  Presidenti ka 21 ditë kohë për ta firmosur atë. 

Sipas pritshmërisë ai do ta bëjë këtë, por protestuesit shpresojnë dhe i bëjnë thirrje që ta rrëzojë.  Që nga ardhja në pushtet, partia ligj dhe drejtësi, ka shtënë nën kontroll institucione të tjera dhe ka kufizuar liritë. E drejta për protesta paqësore është kufizuar më shumë dhe ligjet e reja për mediat ia kanë kufizuar atyre pavarësinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat