Vajza e cila vullnetarisht iu bashkua ISIS-it, dëshiron të kthehet në Gjermani

Evropë

Vajza e cila vullnetarisht iu bashkua ISIS-it, dëshiron të kthehet në Gjermani

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:39
Linda

Është mësuar identiteti i Linda’s 16 vjeçe, njoftuan autoritetet gjermane të shtunën. Ajo është nga Dresdeni dhe i ishte bashkuar ISIS’it vitin e kaluar.

Prindërit e Lindes, shprehen se janë të çliruar që tani më është gjetur vajza e tyre, por kanë thënë se ajo nuk është e mirëseardhur në shtëpi.

Ajo është shprehur se tani më nuk do të qëndrojë në luftë.

“Vetëm dua të largohem. Dua të ikë nga lufta, larg armëve të shumta, larg zhurmës”, thotë Linda

Një gjykatës ka urdhëruar përkujdes mjekësor për Lindën, ashtu sikurse për të arrestuarat e tjera të huaja.

Tani është në kujdesin e ambasadës gjermane në Irak. Prokuroria gjermane nuk jep më shuam detaje për rastin.

16 vjeçja është njëra ndër anëtaret e organizatës xhihadiste ISIS’it, që u arrestua javën e kaluar në qytetin e Mosulit.

Nxënësja ishte zhdukur para një viti, pasi ishte konvertuar në Islam dhe pastaj me gjasë përmes internetit kishte rënë në kontakt me anëtarë të ISIS’it.

Çfarë do të ndodh me Lindën nuk dihet. Në Irak rrezikon të dënohet me vdekje.

Image

“Gjermania do të përpiqet të sigurojë ekstradimin. Tek e fundit, ajo është minorene”, shkruan Spiegel.

Nëse kthehet në Gjermani, ndaj saj do të nis një proces për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Prindërit e Lindës janë shumë të lehtësuar që vajza e tyre është gjallë.  Autoritetet në Pulsnitz kanë drojë se ajo do të bëhet shndërrohet në rekreutuese.

“Vendi është i ndarë. Shumica e njerëzve gëzohen për Lindën dhe familjen e saj”, thotë një banore.

Sidoqoftë, ka edhe shumë njerëz të cilëve kjo ngjarje iu ka ndjellë frikë.

Image

“Ajo nuk është e mirëseardhur këtu. Më vjen keq për prindërit, por unë kam dyshime nëse ajo do të lejohet të kthehet këtu dhe pas u tërhequr nga ideologjia e IS”, thotë kjo banore.

Siç raporton Der Sipegel, në burg janë katër vajza gjermane, të cilat i ishin bashkuar ISIS’it viteve të fundit dhe u arrestuan me rastin e çlirimit të Mosulit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat