Sulm në klub nate në Gjermani, vdes nga plagët, i dyshuari për të shtënat

Evropë

Sulm në klub nate në Gjermani, vdes nga plagët, i dyshuari për të shtënat

Nga: Bota Sot Më: 30 korrik 2017 Në ora: 10:46
Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

(E plotësuar) - Policia gjermane ka konfirmuar se ka vdekur sulmuesi i dyshuar, që ka shtënë me armë zjarri në një klub nate, në orët e hershme të mëngjesit në Konstanz, të Gjermanisë.

Gjatë këtij sulmi një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë të shtënave.

Përmes një deklarate, policia ka thënë se një 34 vjeçari që dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri ka qenë qytetar nga Iraku, i cili ka jetuar për një kohë të gjatë në Gjermani dhe nuk ka qenë kërkues i azilit.

Zëdhënësi i policisë gjermane në Konstanz, Fritz Bezikofer, i ka treguar përmes telefonit, televizionit gjerman N-TV, se i dyshuari ka vdekur në spital nga plagët e marra.

“I dyshuari është qëlluar nga policia pak kohë pasi ka dal nga klubi i natës. Pas lëndimeve të marra, ai ka vdekur në spital, ku ishte dërguar për trajtim. Edhe një polic është lënduar gjatë të shtënave, mirëpo gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bezikofer.

“Personi në fjalë, ka vepruar i vetëm dhe motivet e sulmet ende nuk janë bërë të ditura. Sidoqoftë, sulmi nuk duhet të përceptohet si akt terrorist”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Sulm në një klub nate në Gjermani, dy të vdekur dhe tre të plagosur 

Dy njerëz kanë vdekur dhe tre të tjerë po luftojnë për jetën e tyre pasi një njeri i armatosur me një mitraloz hapi zjarr në një klub nate të mbushur me njerëz.

Siç ka njoftuar Policia gjermane, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Konstanzit pranë kufirit zviceran pasi sulmuesi 34-vjeçar shpërtheu dhe hapi zjarr në 4.30 të mëngjesit, raporton Daily Mail, përcjell Bota sot.

Forcat speciale dhe një helikopter policie u dërguan në vendin e ngjarjes dhe derisa sulmuesi është përpjekur për të ikur nga klubi pas hapjes së zjarrit, ai u qëllua nga policia e më vonë vdiq.

“Të pranishmit ishin në gjendje të shpëtonin veten duke dalë nga dyert e emergjencës ose duke u fshehur”, tha një zëdhënës i policisë.

Motivi pas të shtënave është momentalisht i paqartë.

Dëshmitarët përshkruan viktimat e mbuluara me gjak, pasi u dërguan në spital./BS

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat