Kremlini pajtohet me Trump: Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë të këqija

Evropë

Kremlini pajtohet me Trump: Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë të këqija

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 13:54
Kremlin, Rusi

Kremlini pajtohet në tërësi me presidentin amerikan Donald Trump, i cili në Twitter ka shkruar se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në nivelin më të ulët në histori dhe janë në nivel shumë të rrezikshëm, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov.

“Në tërësi ndajmë këtë mendim. Rreziku mund të jetë në deficitin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit për ato gjëra, të cilat janë me rëndësi vitale të dy popujve dhe vendeve tona”, tha Peskov në konferencën për media, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat