Zjarret në pyll rrezikojnë banesat pranë Athinës

Evropë

Zjarret në pyll rrezikojnë banesat pranë Athinës

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Një zjarr në pyll u përhap sot pranë zonës bregdetare të Athinës, duke kërcënuar disa shtëpi pushimesh dhe solli evakuimin e një fshati, deklaruan autoritetet greke.

Zjarri që ka rënë në Kalamos, rreth 45 kilometra në lindje të kryeqytetit grek, ka shkatërruar në ditën e tij të dytë ka shkatërruar komplet rajonin. Asnjë i plagosur nuk është sinjalizuar nga autoritetet.

Rreth 200 zjarrfikës me më shumë se 100 kamion cisternë dhe një flotë me avionë janë mobilizuar, njoftuan zjarrfikësit grekë.

“Ky është një zjarr shumë i madh në një zonë plot shtëpi pushimesh”, deklaroi Ioanna Tsoupra, një përgjegjëse e mbrojtjes civile, e pyetur nga kanali televiziv ERT.

Bashkia e Oropos i kërkoi sot në mëngjes bashkëqytetarëve të saj që të evakuojnë banesat për sigurinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat