Moska: Kërcënimi ushtarak i Trump kundër Venezuelës i papranueshëm

Evropë

Moska: Kërcënimi ushtarak i Trump kundër Venezuelës i papranueshëm

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 19:10
Serguei Lavrov

Moska dënoi sot kërcënimin e papranueshëm për një ndërhyrje ushtarake të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump kundër Venezuelës, zhytur në një krizë politike që prej disa muajsh.

“Duhet që mosmarrëveshjet në vend të kapërcehen sa më shpejt dhe këto vetëm nëpërmjet mënyrave paqësore, nëpërmjet dialogut”, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, në një konferencë shypi me homologun bolivian, Fernando Huanacuni Mamani.

Kreu i diplomacisë ruse hodhi poshtë përdorimin e çdo presioni të jashtëm pa përmendur kërcënimin e papranueshëm për një ndërhyrje ushtarake.

Këto deklarata të Moskës u bënë ndërkohë që Donald Trump përmendi javën e kaluar një opsion të mundshëm ushtarak për zgjidhjen e krizës në Venezuelë, ku manifestimet anti-Maduro kanë shkaktuar 125 të vdekur në katër muaj.

Të hënën, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence konfirmoi se Uashingtoni nuk do të lejonte Venezuelën të transformohej në një shtet të dështuar që do të rrezikonte sigurinë në rajon, pa përmendur projektin ushtarak.

Perspektiva për përdorimin e forcës nga SHBA-ja kundër Venezuelës ka ngjallur indinjatë në Amerikën Latine.

Brazili, Kolumbia, Peruja, Kili, Meksika, Ekuatori, Nikaragua dhe Argjentina kanë hedhur poshtë këtë opsion.

Mundësia ushtarake amerikane nuk është e pazakontë në këtë rajon. E fundit daton në vitin 1989, kur SHBA-ja pushtoi Panamanë për largimin e presidentit të saj, Manuel Noriega.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat