Sulmi i dytë në Spanjë/Detaje, shikoni pamjet e tmerrit (+18)

Evropë

Sulmi i dytë në Spanjë/Detaje, shikoni pamjet e tmerrit (+18)

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 08:25
Sulmi terrorist në Barcelonë

Pesë terroristë u vranë nga policia në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, pasi tentuan të bënin një sulm të dytë në një plazh pranë Barcelonës. Ngjarja ndodhi pak orë pas një sulmi mizor në qytetin spanjoll të Barcelonës ku mbetën të vrarë 13 persona dhe të plagosur shumë të tjerë.

Shtatë qytetar duke përfshirë një polic u lënduan në sulmin e fundit në Cambrils, 70 milje në jug-perëndim të Barcelonës, të cilat panë rënien e makinave të xhihadistëve para se ata të vriteshin nga policia e armatosur.

Dëshmitarët nga ngjarja tregojnë se terroristët mbanin të veshur rripa me eksplozivë ata ishin të shpërndarë nëpër bregdet. Kalimtarët u hodhën në plazh kur të shtënat e armëve u bënë rreth orës 1 në orën lokale.

Masakra u zbulua tetë orë pasi një terrorist çoi një kamion në 60mph në turmën e njerëzve në shëtitoren e lashtë të Las Ramblas të Barcelonës, të cilën dëshmitarët e përshkruan si ‘të mbushura’ me pushuesit e verës.

Shoferi i furgonit u arratis dhe ishte e paqartë nëse ai vazhdoi të përfshihej në sulmin e Cambrils. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për masakrën.

Policia tha se celula e terrorit ishte bazuar në qytetin turistik Alcanar, 120 milje në jug të Barcelonës, ku një shtëpi që policia mendon se po përdorte si një fabrikë bombash u shkatërrua në një shpërthim të mërkurën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat