Momenti kur policia finlandeze arreston të dyshuarin për vrasjen e dy personave

Evropë

Momenti kur policia finlandeze arreston të dyshuarin për vrasjen e dy personave

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:58
Pamje nga video

Ky është momenti kur policë të armatosur deri në dhëmbë, arrestojnë të dyshuarin për therje me thikë të dy personave në Finlandë të cilët mbetën të vdekur në vend.

Sulmi i tmerrshëm ka ndodhur, kur një person filloi të therë qytetarët nëpër rrugët e qytetit finlandez Turku.

Sipas policisë rasti nuk është duke u cilësuar si sulm terrorist, ndërsa pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur arrestohet i dyshuar që shkaktoi viktima në mesin e civilëve të pafajshëm.

Nga ky sulm i tmerrshëm dy persona kanë mbetur të vdekur në vend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat