Apeli i 19 vjeçarit me kancer : Kam nevojë për para ose deri të hënën do të jem i vdekur

Evropë

Apeli i 19 vjeçarit me kancer : Kam nevojë për para ose deri të hënën do të jem i vdekur

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 19:03
Connah Haslam

“Ke vetëm disa ditë për të jetuar”. Këto kanë qenë fjalët e mjekut, kundrejt pacientit të tij 19- vjeçar, i cili vuan nga kanceri.  

Connah Haslam po lufton me Ewings Sarcoma – një formë e kancerit për pesë vjet, por gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai ka nevojë urgjente për një trajtim të specilziuar, ndryshe do të vdesë.

Në një video emocionuese, Connah Haslam, kërkon që njerëzit ta ndihmojnë, pasi ai ka nevojë për  200,000 sterlina.

Ai nuk dëshiron të vdesë dhe është jashtëzakonisht i mërzitur dhe i frikësuar, ka thënë nëna e tij.

Sikurse raportojnë mediat britanike Connah u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2012, kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

Ai iu nënshtrua shumë raundeve të kimioterapisë dhe radioterapisë.

Në gusht 2015 familja e tij u shkatërrua kur mësoi se kanceri i tij ishte kthyer dhe në një formë më agresive në të dy mushkëritë e tij.

Gjatë pesë viteve të fundit Connah është trajtuar në Spitalin e Fëmijëve të Manchesterit.

Që nga qershori, Connah ka humbur rreth 12kg në peshë dhe është lodhur vazhdimisht pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Por gjatë dy javëve të fundit ai ka ndryshuar, pasi sëmundja po vepron shumë shpjet dhe ai ka shumë pak ditë për të jetuar nëse nuk mbledh parat për tu shtruar në një spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat