Gjermania kërkon nga Spanja të mos e ekstradojë shkrimtarin në Turqi

Evropë

Gjermania kërkon nga Spanja të mos e ekstradojë shkrimtarin në Turqi

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:32
Dogan Akhanli

Gjermania i ka bërë thirrje Spanjës që të mos e ekstradoj shkrimtarin gjerman, Dogan Akhanli, në Turqi, pasi ai ishte arrestuar sipas kërkesës së Ankarasë.

Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, mbrëmë ka kërkuar nga kolegu spanjoll, që shkrimtarit Akhanli t’i mundësohet ndihmë konsullare “sa më shpejtë që të jetë e mundur”, pas arrestimit të tij.

Akhanli është i lindur në Turqi, por ka imigruar në Gjermani në vitin 1991, pasi në Turqi i kishte vuajtur disa vite në burg, pas grushtshtetit ushtarak në vitin 1984.

Dega gjermane e asociacionit të shkrimtarëve PEN ka kumtuar se beson se fletarresti turk është politikisht i motivuar për shkak të shkrimeve të autorit, Dogan Akhanli, për vrasjet masive të armenëve në Turqi, në vitin 1915.

Akhanli ka shkruar, po ashtu, në mënyrë kritike edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi.

PEN-i tha se akuzat kundër Akhanlit janë të ndërlidhura me aktivitetet e kryera derisa ai ishte jashtë Turqisë.

Dogan Akhanli është shtetas gjerman dhe nuk ka shtetësi të Turqisë, ka raportuar agjencia DPA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat